Flash

Tropojë/ Qëllohet me armë zjarri një 35-vjeçar, kapet autori

Lapsi.al 5 October 2020
Tropojë/ Qëllohet me armë zjarri një 35-vjeçar, kapet

Një plagosje ka ndodhur në fshatin Babinaj të Tropojës mbrëmjen e djeshme. Personi me inicialet A.H, gjatë një konflikti ka plagosur me armë zjarri L.H.

Ky i fundit i dërgua për kurim në Gjakovë, kurse autori i plagosjes u kap dhe u shoqërua në komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA 

Plagosi me armë zjarri 35 vjeçarin, por falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Tropojës autori i dyshuar i plagosjes.

Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

149 raste të reja me koronavirus. 4 viktima

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se kanë rezultuar pozitivë 149 persona me COVID-19 në 24 orët e fundit. F4 pacientë kanë humbur jetën. Dr. Eugena Tomin...

16:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI