Flash

Pandemia, Maqedonia e Veriut vendos nesër për hapjen ose jo të kufirit me Shqipërinë dhe Greqinë

Lapsi.al 5 October 2020
Pandemia, Maqedonia e Veriut vendos nesër për hapjen ose jo të

Maqedonia e Veriut vendos ditën e nesërme nëse do të hapet apo jo kufiri me Shqipërinë dhe Kosovën. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohoi se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i Maqedonisë së Veriut i ka propozuar qeverisë hapjen e kufijve me Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pa testin për koronavirus, të njohur si PCR. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se propozimi për këtë nismë rajonale do të diskutohet të martën në mbledhjen e qeverisë dhe se vendimi me gjasë do të jetë pozitiv.

“Bëhet fjalë për nismë rajonale, jo të Maqedonisë së Veriut, pasi kemi një rajon të vogël, ndërsa shifrat thuajse janë identike. Me siguri se do të marrim vendim në qeveri, kemi debat kualitativ. Kjo do të ndihmojë edhe ekonomikisht, por duhet të kemi kujdes… Ne nuk duam të jemi të izoluar nga rajoni. Nëse rajoni është i hapur edhe ne duhet; jemi shtet i vogël, i lidhur me rajonin. Ne marrim vendime pozitive kur propozime të tilla bëhen nga ekspertët e Komisionit të Sëmundjeve Infektive”, -ka deklaruar Zaev.

Qytetarët maqedonas aktualisht mund të lëvizin pa testin PCR vetëm në Republikën e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI