Flash

Shqipëria përdor ende Azithromycine kundër Covid, Europa e ka hequr me kohë

Lapsi.al 5 October 2020
Shqipëria përdor ende Azithromycine kundër Covid, Europa e ka

Kur ka kaluar më shumë se 10 muaj nga shpallja e pandemisë së koronavirusit në botë, vendi ynë është i vetmi që vijon të ndjekë të njëjtin protokoll trajtimi si në ditën e parë, kur njohuritë për virusin ishin zero.

Referuar këtij protokolli, mjekët e familjes trajtojnë thuajse çdo rast Covid pozitiv me antibiotikë, edhe kur simptomat janë të lehta.

“Në vendin tone është i disponueshëm një protokoll trajtimi për këta pacientë, i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ai përfshin më të detajuar rastet e lehta dhe të mesme, të cilat ndiqen në banesë nga mjeku i familjes,”- u shpreh mjekja Valbona Salko.

Në një intervistë për Tv Klan, nënkryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollemberg, mjeke në Gjermani, na thotë se protokollet europiane janë përditësuar dhe tashmë asnjë pacient nuk trajtohet si në fillim të pandemisë, ndërsa përdorimi i antibiotikut në rastet me simptoma të lehta cilësohet i gabuar dhe i dëmshëm.

“Është një gabim klasik, të paktën këtu në Gjermani, por edhe në vendet europiane, Ka protokolle strikte për antibiotikun dhe vetëm në rastet që verifikohet që kemi një infeksion bakterial atëherë kemi të drejtë ta japim dhe jo për shenjat virale siç janë ato të Covid. Në fillim është medikamenti antimalarik dhe pas 6 muajsh është ndaluar në mënyrë kategorike dhënia e tij”.

Azithromycina u propozua në fillim si një antibiotik çudibërës për rastet me Covid, Shqipëria vijon ta rekomandojë si alternativë të parë dhe më të mirën, por bota e ka ndaluar prej kohësh.

“Për fatin e keq Azithromycina ka dalë nga të gjitha protokollet europiane, nuk është zgjedhje e parë, madje është e ndaluar”, - shtoi mjekja Dollemberg.

Protokolli amerikan, anglez, gjerman dhe ai austriak i trajtojnë pacientët me simptoma të lehta vetëm me paracetamol, ndërsa ndalojnë përdorimin e Azithromycinës në çdo rast. Po ashtu përdorimi i Ibuprofenit që në fillim ishte e ndaluar ka nisur të rekomandohet nga mjekët në botë për qetësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës./TV Klan

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI