Flash

Varhelyi: Ligji nuk duhet të ndalojë koalicionet

Lapsi.al 6 October 2020
Varhelyi: Ligji nuk duhet të ndalojë koalicionet

Në një intervistë për Euronews Albania komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi komentoi për disa nga çështjet kryesore të vendit, pas publikimit të progres-raportit të KE për Shqipërinë.

I pyetur lidhur me ndikimin e votimit të njëanshëm nga parlamenti shqiptar i Kodit të ri Zgjedhor në raport, Varhelyi tha se duhet të diskutojë me aktorët politikë në Shqipëri gjatë vizitës së tij nesër në Tiranë për të kuptuar situatën dhe për të pasur një vlerësim të saktë se cili është prioriteti.

“Sipas asaj që kam kuptuar lidhet me koalicionet. Ligji nuk duhet të parandalojë formimin e koalicioneve pas zgjedhjeve, kjo do të kufizonte zgjedhjet politike të qytetarëve, por edhe të të zgjedhurve,” tha për Euronews Albania komisioneri Oliver Varhelyi.

“Duhet të shoh nesër me autoritetet shqiptare, si dhe me opozitën zhvillimet e fundit për reformën zgjedhore, duhet të sigurohemi që të gjithë marrin pjesë në zgjedhje dhe do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Kriter i qartë ky në konkluzionet e Këshillit. Ky element do të jetë thelbësor,” shtoi komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë.

Sipas tij, ka një listë të gjatë të gjërave që duhen bërë përpara konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë, ka pasur progres shumë të mirë po i afrohemi mjaft.

Komisioneri foli edhe për rikthimin e besimit të vendeve skeptike ndaj reformave të Shqipërisë për hapat e anëtarësimit.

“Metodologjia e re e ka bërë shumë të qartë si duam ta rindërtojmë besimin dhe raporti do të jetë një test i saj. Po punojmë mbi metodologjinë e re, ndaj shpresoj se me këtë raport kur themi se diçka është përmbushur, vendet anëtare do ta pranojnë që është bërë. Ndaj po punojmë shumë fort, edhe më fort se më parë me to për të pranuar faktet,” u përgjigj Varhelyi.

I pyetur për aspiratat që kishte komisioneri për Shqipërinë dhe RMV gjatë presidencës gjermane, komisioneri tha se puna ishte në vijim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI