Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Meta: Do shkoj në parlament ta them si e shiti Rama, Kosovën

Lapsi.al 8 October 2020
Meta: Do shkoj në parlament ta them si e shiti Rama, Kosovën

Presidenti Ilir Meta akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, teksa përmendi dy çështje thelbësore, që sipas tij, rëndojnë mbi shqiptarët. Meta tha se e para është deklarata e Ramës në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës se pas disa vitesh Shqipëria dhe Kosova do të kenë President të përbashkët, duke thënë se me këtë deklaratë ai tregoi se Kosova nuk do të jetë shtet dhe nuk duhet të njihet.

Më tej, Meta theksoi se edhe hapi i Ramës për të hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës ishte për të defaktorizuar Kosovën në proces negociatash.

“Si shitet ndeshja e futbollit? Ti mendon se ai lojtari u nxeh aty? Ai ka shitur lojën. Rama ka shitur lojën për llogari të shqiptarëve. Unë i di të gjitha dhe i kam të dokumentuar. Dhe pas 25 prillit do të shkoj në Parlament, se ky tani nuk është Parlament, dhe do t’i sqaroj të gjitha.

Dy gjëra do të them unë: E para si mundet në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë të thotë se pas disa vitesh do të ketë një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Çfarë do të thotë kjo? Që Kosova nuk do të jetë shtet, nuk duhet të njihet, sepse një ditë kjo do të aneksohet me Shqipërinë?

E dyta, çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë të hedhë në gjyq kryeministrin e Kosovës? Pse e bën këtë? Për të krijuar idenë se çfarë janë këto shqiptarët. E hedh në gjyq, se merr një porosi për ta hedhur në gjyq dhe për defaktorizuar Kosovën në proces negociatash, dhe më pas tërhiqet. Pse? Se po të shkonte në gjyq, ai tjetri do të tregonte se ka kërkuar ndarjen e Kosovës”, deklaroi Presidenti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, merr flakë makina te “Zogu i Zi”

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, në Tiranë. Në foto shihet se makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të ...

19:34

Eliona Pitarka merr propozimin për martesë

Eliona Pitarka ka marrë propozim për martesë nga i dashuri dhe përgjigja e saj ka qenë “Po, përgjithmonë!”. Aktorja e humorit ka publikuar në Instagram një foto...

18:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI