Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

PD: Shqiptarët e dinë realisht se kush i rriti pagat

Lapsi.al 9 October 2020
PD: Shqiptarët e dinë realisht se kush i rriti pagat

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti ka publikuar një grafik ku tregon rritjen e pagave për mjekë, infermierë dhe mësues gjatë qeverisjes së PD dhe PS.

Sipas Telitit shqiptarët e kanë të qartë se cila parti i rrit realisht pagat dhe cila ‘bën sikur i rrit’.

Sot pas shtatë vitesh qeverisje të socilaistëve, Teliti thotë se “në kurriz të mësuesve, infermierëve dhe mjekëve është rritur borxhi publik me 3.2 miliardë euro, janë rritur taksat me 2.2 miliardë euro dhe po paguajmë cmendurinë e PPP-ve qeveritare me kosto 2 miliardë euro”.

Në fund të reagimit të tij Eksperti thekson se në 25 prill shqiptarët do të votojnë masivisht ndryshimin

Postimi i plotë:

Shqiptarët e dinë shumë mirë se cila forcë politike i rrit realisht pagat e kush bën gjoja sikur i rrit. I madh e i vogël e ka të qartë që gjatë qeverisjes PD paga mesatare ne sektorin publik u rrit me 95%, ndërkohë që Rilindja me jo më shumë se 21%.

Mësuesit e dinë mjaft mirë që 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 129%, ndërkohë që këto 7 vitet e fundit me vetëm 8%.

Infermierët janë të ndërgjegjshëm që gjatë 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 141%, ndërkohë që këto 7 vite të zymtë janë rritur me vetëm 26%.

Mjekët po ashtu e dinë mjaft mirë që gjatë 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 91%, ndërkohë që në 7 vite të Rilindjes janë rritur me vetëm 22%.

Del Skenderbeu, pak muaj para zgjedhjeve dhe flet për rritje pagash, sikur të ketë vetëm 7 javë në qeveri e jo mbi 7 vjet tashmë, bën sikur shqiptarët se kuptojnë që pagat e tyre REALE kanë 7 vjet praktikisht që janë të ngrira, pasi inflacioni bën punën e tij.

Pagat reale për mësuesit, infermierët, mjekët dhe të gjithë shqiptarët nuk janë rritur, por në kurriz të tyre është rritur borxhi publik me 3.2 miliardë euro, janë rritur taksat me 2.2 miliardë euro dhe po paguajmë cmendurinë e PPP-ve qeveritare me kosto 2 miliardë euro.

Te gjithë e dinë se kush është forca politike që ka rritur realisht pagat dhe mirëqenien e shqiptarëve në të kaluarën dhe kush do ta bëjë atë edhe në të ardhmen e afërt, e dinë mjaft mirë se këtë gjë e ka bërë dhe do ta bëjë vetëm Partia Demokratike me programin e saj agresiv në mbështetje të ekonomisë, biznesit dhe shtresës së mesme shqiptare.

#ditëmëtëmira do të vijnë, në 25 prill shqiptarët do të votojnë masivisht ndryshimin

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Durrës

Vetëm pak minuta më parë është regjistruar një tjetër lëkundje me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter. Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka q...

17:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI