Flash

Artan Hoxha nxjerr VIDEON/ Shikoni magazinën ku po thahet kanabisi

Lapsi.al 12 October 2020
Artan Hoxha nxjerr VIDEON/ Shikoni magazinën ku po thahet kanabisi

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” disa imazhe të regjistruara në zona të ndryshme të vendit, ku shihen parcela të tëra të mbjella me kanabis. Ai tha se këtë vit çmimi i kanabisit ka arritur deri në 1300 euro kilogrami.

Ai tha se personat që e kultivojnë nuk janë banorë të zonave, por grupe nga Tirana, Fushë Krujë, Kukësi, Mamurrasi apo zona të tjera. Gazetari tha se njëra prej videove, në të cilën shihet procesi i tharjes së kanabisit është regjistruar në zonën e Skraparit.

“Pjesa në e madhe e ushqimeve që shihen këtu janë ushqime të blera tek Conad. Conadi më i afërt nga vendi ku është gjetur kanabisi është një ditë larg. Këta që e kanë kultivuar nuk janë banorë të zonës, por janë grupe nga Tirana, nga Kukësi, nga Fushë Kruja, nga Mamurrasi” - tha Hoxha që solli edhe disa foto ku shihen se si në këtë proces përdoren edhe panelet diellore. /Opinion.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit, me pasojë vdekjen e një personi. Mësohet se mjeti tip “Golf” me targa AA 441 RT, i drejtuar...

20:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI