Flash

FOTO/ Këta janë qentë që dallojnë personat e infektuar me Covid

Lapsi.al 12 October 2020
FOTO/ Këta janë qentë që dallojnë personat e infektuar

Qentë mund të dallojnë se kur një njeri është me koronavirus. Studiuesit kanë zbuluar se qentë mund të zbulojnë me anë të erës së djersës nëse një person mbart COVID-19. Nga testimet e bëra ka rezultuar një sukses 100%.

Trajnimi i qenve për zbulimin e koronavirusit po kryhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kili, Argjentinë, Brazil dhe Belgjikë. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, qentë gjurmues gjenden tashmë edhe në aeroporte duke ndihmuar në uljen e përhapjes së pandemisë.

skylia__4_

Studiuesit kanë zbuluar se qentë e stërvitur mund të zbulojnë bartës të sëmundjes, edhe kur janë asimptomatikë dhe rezultati u verifikua më vonë nga testet molekulare. Qentë kanë rreth 220 milionë receptorë të aromës.

Sipas ekspertëve, trajnimi i qenve për të zbuluar SARS-CoV-2 zgjat 6-8 javë, pasi qeni tashmë është trajnuar për të zbuluar substanca të caktuara. Ekspertët vlerësojnë se qentë mund të angazhohen në operacione në aeroporte, shtëpi pleqsh dhe hapësira publike pa rrezikun e infektimit të tyre ose transmetimit të infeksionit. ©LAPSI.al

qen 3

skylia__1_

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit, me pasojë vdekjen e një personi. Mësohet se mjeti tip “Golf” me targa AA 441 RT, i drejtuar...

20:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI