Flash

Mali i Zi/ Partia e Abazoviç merr ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes

Lapsi.al 13 October 2020
Mali i Zi/ Partia e Abazoviç merr ministrinë e Brendshme dhe

Shqiptari Dritan Abazoviç, që drejton partinë URA në Malin e Zi dhe ka 4 deputetë në mazhorancën e re, do të marrë dikasteret e sigurisë të qeverisë së ardhshmne; Ministrinë e Brendshme, ministrinë e Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Këtë opsion e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë proserbe, por në fund ka qenë presioni i madh ndërkombëtar që ka ndikuar që ato të tërhiqen. Ende nuk dihet nëse në krye të këtyre dikastereve do të ketë ndonjë shqiptar etnik, pasi deri tani Abazoviç ka thënë se do të delegojë ekspertë dhe jo politikanë në postet e reja ministrore.

NATO dhe vendet e Perëndimit kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë. Marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe vendimet e personelit është planifikuar për 30 Tetor.

Krerët e Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Socialiste të Popullit mund të jenë zëvendëskryeministra. Kurse radikalët e Frontit Demokratik pritet të marrin nënkryetarin e Kuvendit. Megjithatë partia radikale në koalicionin që drejton kryeministri i ri, Lëvizja për Ndryshim bëri të ditur se udhëheqësi i tyre Nebojsha Medojeviç duhet të emërohet për një pozicion në sektorin e sigurisë. Fronti Demokratik do të drejtojë ministrinë e Arsimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI