Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

PD ngre alarmin: 950 mjekë janë larguar nga Shqipëria, shëndetësia e nënfinancuar

Lapsi.al 16 October 2020
PD ngre alarmin: 950 mjekë janë larguar nga Shqipëria,

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti e ka konsideruar shëndetësinë në Shqipëri si të nën financuar nga shteti me vetëm 3% të PBB-së. Teliti ka nxjerrë shifrat në rajon të mjekëve për 1000 banorë ku Shqipëria renditet e fundit teksa thekson se janë rreth 950 mjekë që janë larguar nga Shqipëria.

Po ashtu ai thotë se koha nuk pret për Shqipërinë dhe një rritje pagash si dhe investime të qënësishme janë domosdoshmëri për të përmirësuar shëndetësinë.

Reagimi i plote

Shëndetësia nuk është thjesht tullat e atyre pak investimeve të viteve të fundit, por baza e shërbimit të saj janë stafet e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në to.

Gjatë viteve të fundit janë rreth 950 mjekë që janë larguar nga Shqipëria, aktualisht sot jemi vendi me numrin më të vogël të mjekëve për frymë, vetëm 1.2 mjekë për 1mijë banorë, ndërkohë që vendet fqinje janë disa herë më mirë se ne.

Shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar me vetëm 3% të PBB-së dhe nëse vazhdon të lihet pas dore gjendja thjesht do të përkeqësohet akoma më shumë.

Koha nuk pret, rritje pagash dhe investime të qënësishme janë domosdoshmëri për të përmirësuar sistemin tonë shëndetësor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI