Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

(VIDEO) Albin Kurti i bën thirrje shqiptarëve që të votojnë Joe Biden, del haptazi kundër Trump

Lapsi.al 16 October 2020
(VIDEO) Albin Kurti i bën thirrje shqiptarëve që të

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti  i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë Joe Biden si Presidentin e ardhshëm të shtetit amerikan, ndërsa është shprehur kundër Presidentit aktual, Donald Trump.

Përmes një videomesazhi të shpërndarë në ‘Facebook’, Kurti deklaroi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, - ka thënë Kurti, i cili goditi indirekt edhe Presidentin Trump kur tha se "një Shtëpi e Bardhë e Joe Biden-it do të risjellë udhëheqjen aq të nevojshme amerikane në botën e rrezikshme që po hasim sot". 

Albin Kurti ishte viktimë politike e amerikanëve dialogues të drejtuar nga Riçard Grenell, amerikanit mik të Trump që ky i fundit e caktoi si të dërguar special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi. Përplasjet Kurti-Grenell nisën që kur Kurti mori karrigen e kryeminsitrit dhe vazhduan edhe pas 45 ditëve që ai drejtoi si shef ekzekutivi Kosovën. Kurti u deklarua kundër marrëveshjes së arritur në Uashington muajin e kaluar. Grenell e quajti anti-amerikan.

Qartazi, lideri historik i opozitës së majtë në Kosovë është kundër mënyrës si administrata Trump ka ndërhyrë në marrëdhëniet dhe dialogun Kosovë-Serbi. Sot, ai përcaktohet qartazi kundër Trump dhe pro ish-zëvendës Presidentit amerikan në vitet e Barak Obamës, Joe Biden. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI