Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Detaje të reja/ Jahti i braktisur në Shëngjin dyshohet se do përdorej për trafik droge

Lapsi.al 18 October 2020
Detaje të reja/ Jahti i braktisur në Shëngjin dyshohet se do

Dalin detaje të reja nga një jaht i gjetur i braktisur 2 ditë më parë në bregdetin e Shëngjinit. Ai u pikas 1 milje larg bregdetit të Godullës në zonën e Kurbinit. Jahti me flamur slloven i quajtur “Tai Pan” mësohet se është në pronësi të një shtetasi italian.

Ai u gjet me spiranca të lëshuara në det, por brenda tij nuk kishte asnjë person dhe asnjë dokument që mund të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur. Fillimisht policia kufitare e ka mbajtur në mbikëqyrje jahtin për të parë nëse do të afrohej ndonjë person për ta marrë, por pasi askush nuk u duk atë e ankoruan në portin e Shëngjinit.

Policia ka dyshime të forta se ky jaht do të përdorej për transport droge, pasi në afërsi të tokës është gjetur edhe një gomone e braktisur. Hetimet janë shtrirë edhe me portet fqinje për të mësuar se nga ishte nisur jahti. Një vit më parë një tjetër jaht u gjet i braktisur në bregdetin e Shëngjinit. Në të udhëtonte një shtetas turk që ende është i zhdukur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI