Flash

Basha takon ministrin e jashtëm grek: Domosdoshmëri anullimi i ligjit të luftës

Lapsi.al 20 October 2020
Basha takon ministrin e jashtëm grek: Domosdoshmëri anullimi i ligjit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Basha ka zbardhur takimin me Dendias, teksa ka treguar se së bashku kanë folur për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe kanë rënë dakord që çështja për detin të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare.

Basha: Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian. Më herët Nikos Dentias takoi Kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI