Flash

Kufiri detar/ Ministri i Jashtëm grek sot në Tiranë, takon Ramën e Metën

Lapsi.al 20 October 2020
Kufiri detar/ Ministri i Jashtëm grek sot në Tiranë, takon

Ditën e sotme ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë zyrtarisht Tiranën. Kryefjalë e vizitës pritet të jetë marrëveshja e detit Shqipëri-Greqi.

Mediat greke njoftojnë se pikërisht kjo do të jetë temë diskutimi dhe qëllimi i vizitës së Dendias për marrëveshjen e 2009 që nuk u finalizua pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Fillimisht Dendias do të takojë Gent Cakajn, më pas Ramën me të cilin do kenë dhe një konferencë për shtyp, teksa në axhendë ka dhe një takim me Metën dhe në fund me Anastas Janullatosin.

”Në zemër të diskutimeve, siç pritet, do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë. Çështja është pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare.

Nikos Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe, ndër të tjera, u përpoq të hetojë me udhëheqjen e kosovarëve shqiptarë nëse çështja EEZ mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë , pa ndërhyrjen e Turqisë.

Me përfundimin e marrëveshjes së EEZ me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i EEZ greke mbyllet dhe hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon në mënyrën që Athina dëshiron.”– shkruajnë mediat greke.

Në Greqi këtë vizitë e cilësojnë si vendimtare për marrëveshjen e detit me Shqipërinë. Kohët e fundit një debat i madh u ndez në Shqipëri pasi Greqia paralajmëroi se do kalojë një projektligj për zgjerim të kufirit detar me 12 milje në detin Jon. Sipas Greqisë, ky zgjerim është në të drejtën e saj por qeveria shqiptare nga ana tjetër ka sqaruar se Greqia mund të zgjerohet aty ku ja lejon gjeografia, dhe jo duke cënuar territorin shqiptar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, ...

09:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI