Flash

Djegia e makinës, flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova fillimisht një zhurmë, më pas ktheva kokën

Lapsi.al 31 October 2020
Djegia e makinës, flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova

Ilir Nishani, vëllai i ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të cilit iu dogj makina mëngjesin e sotëm, thotë se djegia nuk lidhet me asnjë shkak tjetër përveç defektit në impiantin e gazit. Në një prononcim për News 24, Nishani thotë se fillimisht ka dëgjuar një zhurmë e më pas ka parë flakët nga prapa makinës.

“Dëgjova një zhurmë, pashë flakët nga pas makinës dhe më pas edhe përpara makinës. Thjesht defekt në impiantin e benzinës asgjë më tepër. Sot në mëngjes kur dola nga garazhi lashë mbrapa një erë të rëndë benzine në garazh. Zbrita menjëherë, ktheva kokën dhe pashë flakët. Dyshoj se është defekt në impiantin e gazit, asgjë tjetër”, tha Nishani. Sot, Makina tip “Mercedes Benz” e vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani ka shpërthyer në flakë në qendër të Durrësit për shkak të defektit në impiantin e gazit.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI