Flash

Arrestohet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Lapsi.al 4 November 2020
Arrestohet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani pas një operacioni nga EULEX-i dhe Policia. Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani per Express. Bastisjet kishin nisur në mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa kanë zgjatur për disa orë.

Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer përveç në shtëpinë e Krasniqit, bastisje në disa lokacione tjera. Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja. Jakup Krasniqi ishe një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar. Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera. Ai ishte ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës. Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.

Të këshilluara

Kandidati demokrat Joe Biden ka arritur të fitojë shtetin industrial të Wisconsin duke siguruar 10 vota elektorale. Me këtë fitore Biden ka kaluar në shifrën e ...

15:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI