Flash

Zaniolo lidhet me modelen rumune, ish-e fejuara është shtatzënë: "Do marr përgjegjësitë e mia"

Lapsi.al 31 December 2020
Zaniolo lidhet me modelen rumune, ish-e fejuara është

Një moment i ndryshimeve të mëdha në jetën private të Nicolò Zaniolo. Dashuria e re me modelen dhe aktoren Madalina Ghenea por jo vetëm. Mesfushori i Romës në fakt do të bëhet baba: ish e dashura e tij Sara po pret një fëmijë: "Edhe pse nuk jam më partneri i tij, unë do të marr të gjitha përgjegjësitë si baba - deklaroi lojtari - Historia me Sara ka mbaruar prej ca kohësh tani. Ndoshta si ishte normale për moshën tonë, duke jetuar së bashku e kuptuam se nuk ishim më mirë”.

Madalina Ghenea

Lojtari verdhekuq ka vazhduar shpjegimin, mbi një situatë tepër delikate e që ndoshta nuk e kishte menduar se gjërat do të rridhnin kështu: "Ne kemi ëndërruar për një familje së bashku ndonjëherë, nuk e mohoj, por më pas gjërat shkuan ndryshe dhe kur ajo më komunikoi shtatzëninë isha shumë i sinqertë kur i thashë se nuk ndihesha gati për një angazhim të tillë, mbi të gjitha sepse nuk ishim më mirë, por ajo vendosi të vazhdojë. Një zgjedhje që unë e respektoj - rrëfeu Zaniolo për Gazzetta dello Sport - Me këtë shpresoj që të gjitha thashethemet për jetën time private të marrin fund dhe të kthehemi të flasim vetëm për mua si futbollist. Për qetësinë e gjithësecilit".

Madalina Ghenea

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI