Flash

Juventus ngatërrohet me llogaritë: mund të luante me Fiorentinën, tani Rabiot nuk luan as ndaj Udinese

Lapsi.al 3 January 2021
Juventus ngatërrohet me llogaritë: mund të luante me

Një surprizë e keqe për Adrien Rabiot dhe Juventus, të dëmtuar dyfish. Francezi, i cili duhet të kishte luajtur si titullar në ndeshjen skandaloze kundër Fiorentina, mbeti jashtë në sekondën e fundit. Apeli i fituar nga Napoli disa orë para ndeshjes në 22 Dhjetor kundër Fiores, në fakt, i kishte bindur bardhezinjtë të mos ndërmerrnin rreziqe dhe menjëherë të shlyenin skualifikimin e mesfushorit të ardhur pas ndeshjes me Romën. Dhe kështu në Torino kishin vendosur të linin francezin nga lojtarët në listë, përpara se ta gjenin veten të befasuar për herë të dytë.

Në realitet, rregullorja thotë se "ndëshkimet që përfshijnë skualifikimin e lojtarëve dhe teknikëve duhet të kryhen nga ndeshja e parë pas publikimit të vendimit". Dhe për këtë arsye Rabiot mund të kishte luajtur kundër Fiorentinës. Ndoshta, sepse nuk ka një siguri absolute duke pasur parasysh që, në çështjen Juve-Napoli, vendimi përfundimtar u shpreh nga Coni dhe jo nga gjykatësi sportiv.

Fakti është, megjithatë, që ish-lojtari i PSG do të duhet të qëndrojë pa luajtur dhe të shikojë Juve të tij edhe kundër Udineses, ndeshje që më në fund duhet ta lejojë atë të shlyejë ditën e skualifikimit para se të kthehet në dispozicion të Pirlos për ndeshje e madhe në San Siro me Milanin. Por ndërkohë ai humbi dy takime.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI