Flash

Video/ Fitorja e tretë radhazi e City: Guardiola shkatërron Chelsea në 45 minuta

Lapsi.al 3 January 2021
Video/ Fitorja e tretë radhazi e City: Guardiola shkatërron Chelsea

Manchester City është i pamëshirshëm në javën e 17 të Premier League. Në Stamford Bridge, në fakt, formacioni i Guardiolas mposhti 3-1 Chelsea falë golave të Gundogan (18'), Foden (21') e De Bruyne (34'), duke arritur kështu në renditje Tottenham e Everton në kuotën 29. Goditje e rëndësishme jashtë fushës e Leicester, që me Maddison (55') e Tielemans (72') triumfon 2-1 në shtëpinë e Newcastle e ngjitet në kuotën 32, -1 nga vendi i parë i Liverpool e Manchester United.

Nuk kanë ndikuar aspak 5 mungesat për shkak të Covid në radhët e skuadrës së Guardiolas. City e dominoi takimin, sidomos në pjesën e parë ku mori avantazhin me Ilkay Gundogan në minutën e 18. Lampard nuk arriti të kuptonte cfarë po ndodhte me skuadrës e tij sepse tre minuta më pas mori goditjen e dytë nga Phil Foden, përpara se Kevin De Bruyne, në minutën e 34, ta bënte praktikisht të pakthyeshëm rezultatin me golin e 0-3.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, me City që tashmë kërkonte të ulte ritmin e ndeshjes e Chelsea që nuk është se bëri shumë për të rikuperuar rezultatin, por gjithësesi bëri më mirë se në pjesën e parë. Goli i shënuar nga Odoi, në minutën e 92, ishte shumë vonë për të vënë në vështirësi miqtë, apo edhe për ti dhënë më shumë besim londinezëve.

Me këtë fitore City është ngjitur në vendin e pestë me 29 pikë të grumbulluara, ndërsa Chelsea ka zbritur tashmë i teti, me 26 pikë.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Burnley ? - ? Fulham (e shtyrë)

Newcastle United 1 - 2 Leicester City

Chelsea 1 - 3 Manchester City

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI