Flash

Cristiano Ronaldo rekordmen edhe në Instagram: 250 milionë followers ndjekin CR7

Lapsi.al 4 January 2021
Cristiano Ronaldo rekordmen edhe në Instagram: 250 milionë followers
Numra rekord në fushë, por jo vetëm. Cristiano Ronaldo ka arritur në këto ditë 250 milionë followers e, në një postim në Instagram, portugezi ka dashur të falenderojë njerëzit e rrjetit social për kufirin e arritur. "250 milionë, cfarë numri i pabesueshëm - ka shkruar sulmuesi i Juventus - Faleminderit të gjithëve, jeni pjesë e këtij udhëtimi".
Portugezi është gjithashtu edhe mbreti i fitimeve në rrjetet sociale për sportistët. Ylli i Juventus, vetëm vitin e kaluar, ka arkëtuar falë Instagram më shumë se 44,1 milionë euro, gati më shumë se dyfishi i argjentinasit të Barça, Lionel Messi, që është ndalur në 21,2. Në vendin e tretë në fakt është Kendall Jenner (14,4), ndërsa i katërti David Beckham me më pak se 10 milionë. Një studio e Buzz Bingo ka ekzaminuar postimet e të gjithë yjeve të rrjeteve sociale: në një vit Cristiano ka publikuar në Instagram 49 të sponsorizuara, duke fituar për cdo një prej tyre 900 mijë euro, duke kaluar 44 milionë. Në të njëjtën periudhë kohore, Leo ka bërë 36 postime prej 590 mijë euro një. Një vlerësim inferior ndaj postimeve të Neymar (i gjashti pas Selena Gomez), që ka publikuar vetëm 10, duke përfituar më shumë se 6,5 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI