Flash

Video/ Milan me 10 lojtarë kalon në Benevento: Kessie e Leao kthejnë Inter në vendin e dytë

Lapsi.al 3 January 2021
Video/ Milan me 10 lojtarë kalon në Benevento: Kessie e Leao

Milan është përsëri i pari: ndërrimi i viteve nuk i ka hequr mentalitetin e fituesit kuqezinjve të Piolit, që vazhdojnë të impresionojnë. Me 10 lojtarë që në pjesën e parë, për shkak të kartonit të kuq të Tonalit (33') e gjithnjë me mungesat e rënda të Ibrahimovic e Bennacer (përvec asaj të Saelemaekers), Milan triumfon 2-0 në Benevento, mban vendin e parë në klasifikim +1 ndaj Inter e mban në distancë të gjithë kundërshtarët direkt në garën për Champions.

Ndeshjen e zhbllokoi Kessie që, në minutën e 15', shfrytëzoi më së miri një penallti të fituar nga Rebic (ndërhyrje e gabuar e Tuia). Me avantazhin e një lojtari më shumë që në minutën e 33, Benevento e rriti lojën dhe impenjoi disa herë Donnarumma, por në fillim të pjesës së dytë (48') një magji e Leaos (parabël në daljen e gabuar të Montipò) i lejoi kuqezinjve të administrojnë rezultatin deri në fund falë edhe gabimit skandaloz të Caprari, që nuk gjeti kuadratin e portës nga pika e bardhë e penalltisë, që mund ta kishte cuar ndeshjen në 1-2. Milan rrit kështu serinë e rezultateve pozitive radhazi (27 në kampionat) e të ndeshjeve me të paktën dy gola të realizuar (17). E tani të mërkurën është ndeshja e të vërtetës me Juventus në Meazza.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI