Flash

Video/ Imazhe të rënda: Lojtari pëson infarkt në fushë, e shpëton defibrilatori

Lapsi.al 4 January 2021
Video/ Imazhe të rënda: Lojtari pëson infarkt në fushë,
Futbolli portugez mban frymën pas imazheve të trishta që u shfaqën në një ndeshje të divizionit të tretë midis FC Alverca dhe Uniao de Almeirim. Braziliani Alex Apolinario u shemb në mes të ndeshjes, i shtrirë dhe pa ndjenja, i rrethuar nga paniku i të gjithë të pranishmëve. Të gjithë menjëherë u përpoqën të ringjallnin lojtarin ndërsa mbërrinte ndihma, që e transportuan menjëherë në spital. Ekipi i tij, Alverca, konfirmoi se lojtari pësoi arrest kardio-respirator të shkaktuar nga një infarkt i papritur dhe lojtari po lufton për jetën. Siç konfirmohet nga deklarata e skuadrës së ish-lojtarit të Cruzeiros, "Apolinario u ndihmua menjëherë nga profesionistë të shëndetit të FC Alverca Futebol SAD, të trajnuar siç duhet, me një defibrilator, gjithmonë i pranishëm në ndeshjet e ekipit dhe seancat stërvitore". Falë kësaj ata ishin në gjendje ta rikthenin në jetë dhe ta dërgonin në spitalin e Vila Franca de Xira, ku ai do të vazhdojë mjekimin. Shokët e tij të skuadrës, ndërkohë, mund vetëm të luteshin përpara një situate të tillë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI