Flash

“Hyjnia fatsjellëse na harroi”, Conte kapet pas fatit të keq në dështimin për të marrë kreun

Lapsi.al 7 January 2021
“Hyjnia fatsjellëse na harroi”, Conte kapet pas fatit të

Antonio Conte komentoi humbjen ndaj Sampdorias, që i mohoi Inter marrjen e kreut në Serie A. "Ishte një ndeshje pak e çuditshme. Kaluam nga penalltia e gabuar në pësimin e dy golave - shpjegoi ai. Mendoj se ekipi po bën mirë: ata luajtën, krijuan. Ndonjëherë humb ndeshje si këto, të cilat nuk meriton ti humbasësh. Edhe në topin e kthyer pas penalltisë së gabuar, mund të kishim shënuar. Në pjesën e parë dominuam dhe pësuam dy gola. Sot Hyjnia fatsjellëse na harroi".

Për mungesën e Lukakut nga minuta e parë, tekniku ka shpjeguar. "Unë mendoj se nuk ishte hera e parë që kemi luajtur pa Romelun. Ne i dimë shumë mirë cilësitë që ai ka, por nuk ishte 100% dhe kjo u tregua kur u u fut në fushë. Gjithsesi, më vjen keq, ne merituam diçka më shumë."

Lojëra të shkëlqyera në dy humbjet, sipas trajnerit zikaltër. "Sinqerisht mendoj se faza jonë e sulmit është e shkëlqyer, ne sulmojmë me shumë njerëz, japim amplituda, duke përfshirë edhe mesfushorët. Këtë vit na ka munguar pak ekuilibri, veçanërisht në fillim".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI