Flash

Messi, Sergio Ramos, Alli e Lloris: The Sun zbulon formacionin e Pochettinos tek PSG

Lapsi.al 6 January 2021
Messi, Sergio Ramos, Alli e Lloris: The Sun zbulon formacionin e Pochettinos tek

Në një botë futbolli të detyruar të mendojë për një merkato me kosto të ulët, ekzistjnë klube, dy ose tre më së shumti, të cilët ende mund ti lejojnë vetes të ëndërrojnë. Një nga këto është Paris Saint Germain. Me ndryshimin e trajnerit, dhe ardhjen e Pochettinos, po mendohet tashmë për ekipin e vitit të ardhshëm dhe objektivat janë gjithçka tjetër vec modeste ... Përveç ndjekjes së Messit (i cili ka vetëm Parisin ose City, si vende të mundshme për pas Barcelonës), po punohet për një marrëveshje me Sergio Ramos (gjithnjë e më shumë i gatshëm të mos rinovojë me Realin për shkak të politikës me ulje page të Florentinos) dhe gjithashtu është duke u menduar edhe për dy të preferuar të trajnerit të ri: portierin francez Lloris dhe mesfushori anglez Dele Alli, të dy nga Tottenham.

Il Sun ka hipotezuar formacionin titullar të PSG-së së ardhshme. Një ekip i denjë, në letër, për të hyrë direkt në mesin e formacioneve të destinuara për të shënuar historinë e këtij sporti. Në portë Lloris, një linjë me katër formuar nga Dagba, Sergio Ramos, Marquinhos dhe Bakker, një mesfushë me Verratti, Gueye dhe Dale Alli dhe një super sulm me Messi, Mbappé dhe Neymar. Do të jetë thjesht fantazi futbolli por, edhe si hipotezë, nuk është aspak keq...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI