Flash

Serie A, Milan-Juventus në rrezik, mund të përsëritet rasti i Napolit: pritet rezultati i tamponeve

Lapsi.al 6 January 2021
Serie A, Milan-Juventus në rrezik, mund të përsëritet rasti

Është dita e Milan-Juventus ndeshja e madhe e javës së 16-të të Serie A, por dy lojtarë të Juventusit, Alex Sandro dhe Cuadrado, rezultuan pozitivë në Covid-19 dhe ekziston frika e një shpërthimi. Në mëngjes do të dalin rezultatet e të gjitha tamponeve për të kuptuar nëse situata është përkeqësuar më tej apo jo. Nëse do të ketë raste të tjera, ASL e Torinos mund të bllokojë transfertën e skuadrës së Pirlos.

Shoqëria bardhezi ka bërë të ditur se dëshiron ta luajë ndeshjen e madhe në Milano, por është e qartë se, përballë një ndalimi të ardhur nga autoriteti shëndetësor, nuk mund të bëjë asgjë vecse të evitojë nisjen për në kryeqytetin Lombard.

Precedenti i ndeshjes me Napolin tani është i destinuar të bëjë jurisprudencë dhe Juventusi do ta gjente veten në situatën e të kaltërve. Dr. Roberto Testi, drejtor i Departamentit të Parandalimit të Asl të Torinos, i tha Calciomercato.it: "Nëse do të kishte një vatër, vetëm atëherë duhet të ndërhyjmë. Për momentin, ne jemi vite drite larg një problemi të shëndetit publik. Ju shpjegoj se çfarë nënkuptohet me një problem të shëndetit publik: nëse ka raste të pozitivitetit tek Juventus ose Fiat Mirafiori, ato menaxhohen nga shoqëria. Nëse shfaqen tre pozitivë të tjerë nga tamponet tek Juventus dhe mund të perceptohet se mund të zhvillohet një zinxhir rastesh të tjera, atëherë ASL është e detyruar të ndërhyjë. Një rast i ngjashëm me Juventus-Napoli? Jo, ai nuk ishte një problem i shëndetit publik, për mua Juve-Napoli duhej të luhej ".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI