Flash

Sergio Ramos braktis Realin: "PSG më kërkon bashkë me Messin"

Lapsi.al 5 January 2021
Sergio Ramos braktis Realin: "PSG më kërkon bashkë me

Real Madrid duket se është dorëzuar në lidhje me idenë e humbjes së Sergio Ramos. Të dhënat e fundit që vijnë nga Spanja të bëjnë të mendosh një divorc të bujshëm në fund të sezonit, me mbrojtësin e gatshëm të bashkohet me Paris Saint-Germain së bashku me Lionel Messi. Kapiteni i Blancos, si dhe Pleshti, do të shkojë në skadencë kontrate në qershor dhe, në një takim me Florentino Perez, mbrojtësi e ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit duke mbyllur derën, sic duket përfundimisht.

Detajet janë treguar nga El Chiringuito, zakonisht të informuar mirë për cështjet pranë Real Madrid. Të mërkurën, në takimin midis presidentit dhe lojtarit, Ramos i ka thënë Perezit: "Unë nuk do ta pranoj propozimin që më ke bërë dhe do të filloj të dëgjoj ofertat që do të më vijnë". Duke filluar me PSG: "Me mua dhe Messin ata do të bëjnë një ekip të shkëlqyeshëm". Florentino, i dorëzuar është përgjigjur: "Nëse do të të vijë një ofertë të mirë, do ta kuptojmë."

Nga ana tjetër, El Larguero de la SER është më i kujdesshëm: kapiteni i blancos nuk i është përgjigjur ende ofertës së klubit, një kontratë dyvjecare me ulje e page, rreth 10% më pak se ajo aktuale prej 15 milion në sezon.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI