Flash

Napoli, akord i arritur për rinovimin e Gattuso: tekniku kërkon qartësi mbi projektin

Lapsi.al 5 January 2021
Napoli, akord i arritur për rinovimin e Gattuso: tekniku kërkon

Çështja e rinovimit të kontratës midis Gennaro Gattuso dhe Napoli vazhdon prej më shumë se dy muaj, nga shtrëngimi i duarve në 30 tetor në Castel Volturno: koha nuk ka kaluar kot pasi trajneri dhe klubi kanë gjetur praktikisht një marrëveshje për gjithçka, si në anën ekonomike, ashtu dhe mbi të drejtat e imazhit e në afatin e ri (2023). Megjithatë, përpara zyrtarizimit, duhet të pritet një hap tjetër - dhe ndoshta i fundit - një mini-takim për të përcaktuar objektivat sportive dhe strategjitë financiare të klubit.

Gattuso e di mirë që pandemia po ripërcakton parametrat ekonomikë të Napolit, si dhe të të gjitha skuadrave botërore dhe nuk kërkon ekzagjerime. Realizëm, para së gjithash, nëse duhen marrë vendime të vështira, për pasojë do të jetë e nevojshme të rregullohen synimet në qëllimet sportive. I vetmi i këtij sezoni, raporton Il Mattino, është të hyjë në 4 të parat e Serisë A dhe Gattuso mbeti i zhgënjyer kur klima negative u krijua rreth ekipit në hapat e parë të gabuar në kampionat. Tekniku nuk kërkon investime faraonike, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron që të pretendohet hapi më i gjatë se se këmba.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI