Flash

Conte merr frymë lehtësisht: kontrollet përjashtojnë dëmim muskular të Lukakut

Lapsi.al 5 January 2021
Conte merr frymë lehtësisht: kontrollet përjashtojnë

Asnjë dëmtim muskulor për Romelu Lukaku: konfirmimi erdhi paraditen e sotme nga testet diagnostike të cilave iu nënshtrua sulmuesi të Interit, që të dielën e kaluar, në minutën e 75 të ndeshjes kundër Crotones, kishte kërkuar zëvendësimin për shkak të një kontraktimi në kofshën e djathtë. Belgu, pasi iu nënshtrua terapisë gjatë ditës së djeshme, sot ka kryer një seancë të lehtë stërvitore: nuk është vendosur ende nëse ai do të niset apo jo drejt Xhenovës për ndeshjen kundër Sampdorias, ndoshta për t'u ulur në pankinë, ose nëse në vend të kësaj do të kursehet për të rikuperuar në mënyrën më të mirë të mundshme në funksion të ndeshjeve kundër Romës dhe më pas, më 17 janar, me Juve.

Në çdo rast, Conte ka punuar për zgjidhje alternative për të përballuar mungesën e Big Rom: në balotazh, në krah të Lautaros, Perisic dhe Sanchez. Në mesfushë Gagliardini mund të luajë në vend të Vidal, ndërsa për Sensin ende impenjim me kohë të pjesshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI