Flash

Braziliania Marta, gjashtë herë Topi i Artë, fejohet zyrtarisht me shoqen amerikane të skuadrës

Lapsi.al 5 January 2021
Braziliania Marta, gjashtë herë Topi i Artë, fejohet zyrtarisht
Ndodh edhe kështu, e në futbollin e femrave nuk është dicka e rrallë. Braziliania Marta, legjenda e futbollit femëror, ka bërë tashmë zyrtare me një postim në profilin e saj në Instagram fejesën me shoqen e skuadrës Toni Deion Pressley, mbrojtëse e Orlando Pride, klub amerikan. Të dyja e kishin bërë publike lidhjen e tyre në 2019. “Ky është një kapitull i ri i historisë që po shkruajmë së bashku”, ka thënë Marta. Fotot janë shpërndarë nga faqja zyrtare e Kupës së Botës për Femra e Fifa-s me mesazhin drejtuar të apasionuarve të futbollit: “Donit një lajm të mirë për të nisur 2021? Ja ku e keni”. Marta e Pressley luajnë së bashku tek Orlando Pride që nga 2018 e bashkëjetojnë në Florida. Amerikania, që do të mbushë 31 vjec në 19 shkurt, ka publikuar edhe foto me një “Po” të thjeshtë të shkruar. “Kjo do të thotë se mund të kemi një qen të katërt në shtëpi”, ka shkruar Toni, duke iu referuar tre qenve të adoptuar deri tani nga cifti.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by martavsilva10 (@martavsilva10)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI