Flash

Nga shok skuadre me Ronaldon, në Kategorinë e Parë tek Dinamo: "Po u desh goli, futem vetë"

Lapsi.al 5 January 2021
Nga shok skuadre me Ronaldon, në Kategorinë e Parë tek Dinamo:

Në fillim një ish-shok skuadre me Alessandro Del Pieron (Camarata) e tani presidenti i Dinamos Marco Pontrelli e rrit dozën: në kryeqytet zbarkojnë ish-shoku i skuadrës së Ronaldos, Francesco Moriero dhe ish-juventini Fabrizio Micoli. Dy ish-futbollistët e kombëtares italiane janë prezantuar si trajnerët e rinj të Bluve, pas largimit të Camaratas tek Apolonia: "Jo çdo gjë është paraja - tha Moriero - . Kam ardhur më parë këtu të vëzhgoja disa lojtarë. Presidenti më thirri në Romë për një bashkëbisedim. U fol për një ekip që është në vendin e parë dhe e kuptova rëndësinë e projektit. Objektivi ynë është të vazhdojmë me këto rezultate".

Tekniku i ri i Dinamos megjithatë i ka shmangur premtimet, edhe pse po merr një skuadër në vendin e parë dhe në kohën kur mund të bëjë merkato për të përmbushur dëshirat e tij sipas idesë që ka në mendje për të aplikuar me kryeqytetasit. "Kam luajtur në shumë klube - shpjegoi Moriero -. Dua që Dinamo të krijojë identitetin e saj. Kam parë ndeshjet bashkë me Fabricion. Dinamo ka shumë potencial. Nuk mund t’ju jap një premtim në këtë moment, sepse premtimet nuk ekzistojnë në futboll”.

Asistent i ish-interistit do të jetë një ish-juventin, por që bashkë i ka bërë miqësia mes tyre. Një dyshe ofensive, që sigurisht nuk i ka harruar zakonet. E këtë Micoli e thotë me batutë: "Nëse do të duhet që Dinamo të shënojë, do të futem në fushë. Erdha në Shqipëri për të punuar me Morieron, që kam mik".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI