Flash

Ronaldinho, burgu rezultoi… një biznes: deri tani, të ardhura mbi 700 mijë euro

Lapsi.al 6 January 2021
Ronaldinho, burgu rezultoi… një biznes: deri tani, të ardhura

Ai që sapo përfundoi nuk ishte sigurisht një vit si gjithë të tjerët për Ronaldinhon, i cili kaloi 171 ditë në burg dhe arrest shtëpie në Paraguai, por tani ish kampioni brazilian mund të buzëqeshë përsëri. Imazhi i ish-Topit të Artë nuk duket se është dëmtuar nga ndalimi i gjatë dhe që kur ai u la i lirë me kusht në gusht, braziliani ka qenë i përfshirë në aktivitete të ndryshme që po i mbushin llogarinë e tij bankare.

Llogaritë në portofolin e ish-numrit 10 i ka bërë e përditshmja braziliane e El Pais. Sipas tyre, muajt e fundit Ronaldinho ka fituar 5 milion reales braziliane, ekuivalente me rreth 780 mijë euro. Dinho u arrestua në Paraguaj, së bashku me vëllain e tij nën akuzën e falsifikimit të pasaportave, dhe përfundoi në burg, ku ndeshjet e tij me të arrestuarit e tjerë u bënë menjëherë virale. Brazilini duhej të paguante rreth 160,000 euro për tu liruar me kusht e për tu kthyer në jetën e tij.

Dhe jeta e tij rifilloi shumë mirë. Në shtator ai ishte në Belo Horizonte, ku u punësua nga një kompani e Minas Gerais për të promovuar punën në stadiumin Atletico Mineiro, klubi me të cilin ai fitoi Copa Libertadores në 2013. Më vonë ai gjithashtu u bë një qytetar nderi i qytetit dhe hapi edhe një studio muzikore. Videoja e realizuar me grupin Recayd Mob dhe me Djonga në projektin Tropa do Bruxo, në të cilën Dinho shfaqet i rrethuar nga shumë gra, ka kaluar një milion shikime në YouTube në më pak se një javë. Ish futbollisti brazilian gjithashtu promovoi markën e tij organike të xhinit biologjik, e cila mban emrin 'R-ONE' dhe verën e tij 'Vino de Campeones'.

Edhe bota e futbollit, megjithëse virtuale, ka luajtur rolin e saj: ish-asi i Barcelonës ka krijuar një partneritet me Pes dhe Fifa duke krijuar ekipin e tij, R10, kompleti i të cilit u ble nga EA Sports. Por kjo nuk është e gjitha, sepse midis projekteve të ardhshme është edhe një film për jetën e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI