Flash

Video/ Cagliari nuk di të shënojë as me penallti: Vlahovic i jep fitoren e parë në shtëpi Prandellit

Lapsi.al 10 January 2021
Video/ Cagliari nuk di të shënojë as me penallti: Vlahovic i jep

Fiorentina iu kthye suksesit dhe e bëri këtë në ndeshjen e drejtpërdrejtë shumë të rëndësishme kundër Cagliari, i mundur 1-0. Në pjesën e parë, sardët kishin mundësinë të kalonin në avantazh me një penallti (faulli i Igor) por Joao Pedro, hipnotizohet nga Dragowski. Skuadrat luajtën hapur me raste në të dy anët, deri në golin e fitores së Vlahovic në minutën e 72-të, i cili shfrytëzoi sugjerimin e Callejon.

Pas arritjes së madhe në fushën e Juventusit, Fiorentina rigjeti fitoren pas gati tre javësh dhe mori atë sukses në shtëpi që mungonte që nga tetori i kaluar, që është kështu i pari për Prandellin. Fitorja ka ardhur në një sfidë shumë delikate për mbijetesën, kundër Cagliari (humbja e katërt radhazi), rezultat që e ngjit skuadrën viola në vendin e 12, +6 nga zona e rënies. Vendimtare në këtë ndeshje gabimet e sulmuesit, ata kaljeritanë edhe më shumë. Në minutën e 37’ fiksohet edhe rasti më flagrant i 45 minutave të para. Joao Pedro u shërbye nga Nainggolan, duke i marrë kohën Igor, që e rrëzon; sulmues brazilian shfaqet nga pika e bardhë, por Dragowski e hipnotizon duke i pritur penalltinë.

Kjo ndikoi në performancën e Cagliari në pjesën e dytë, ndërsa duket se më shumë tek fitorja besoi Fiorentina, që gjeti golin e fitores 18' minuta nga fundi: Marin humbi topin dhe Martinez Quarta nisi në kundërsulm Callejon, që shërbeu për Vlahovic që nuk gaboi para porte, duke fiksuar shifrat në 1-0. Për Di Francesco është një krizë e zezë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI