Flash

Plas sherri mes parukierëve e futbollistëve: "Po ushqeni punën klandestine"

Lapsi.al 13 January 2021
Plas sherri mes parukierëve e futbollistëve: "Po ushqeni

Sfumatura të dyfishta e trefishta, figura të çuditshme gjeometrike, modele flokësh që vetëm një profesionist i gërshërëve e briskut mund t'i arrijë me aq saktësi. Si është e mundur, duke qenë se berberët dhe parukierët në Gjermani janë mbyllur që prej 16 dhjetorit për shkak të lockdown? Prerje origjinale të pakapshme janë tashmë një zakon i përhapur në të gjitha kampionatet evropiane, por kur i sheh në shumë protagonistë të Bundesligës ngre dyshimin se ka dicka që nuk shkon: i kanë shërbyer këtyre lojtarëve në shtëpi? Po të ishte ky rasti, praktika (e ndaluar njësoj nga lufta kundër Covid) do të rrezikonte të kompromentonte aktivitetin e të gjithë kategorisë.

Kështu sindikata e parukierëve i ka shkruar një letër të hapur presidentit të Federatës së Futbollit (DFB), Fritz Keller, për t'u kërkuar profesionistëve të futbollit të solidarizohen me këtë sektor të tregtisë. "Me shumë zhgënjim kemi zbuluar ditët e fundit që shumica e lojtarëve - lexohet në letrën e botuar pjesërisht nga Der Spiegel - dolën në fushë me flokët e tyre të sapoprerë: koka, qafa dhe favoritet e rruara në disa milimetra, dizenjo të qarta. Stile flokësh që vetëm parukierët profesionistë mund ta arrijnë, ndër të tjera me pajisje dhe mjete precize".

"Është e qartë - vazhdon letra - se ata u janë drejtuar parukierëve profesionistë për një shërbim në shtëpi dhe kjo vendos nën presion një sektor të tërë, sepse shkel rregullat në vend dhe ushqen punën klandestine". Ky fakt është edhe më serioz, nëse marrim parasysh se "futbollistët përfaqësojnë një model, një shembull për t'u ndjekur për shumë njerëz".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI