Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Zhvatën presidentin e Genoas: 56 vjet përjashtim nga sporti për 8 ultras kuqeblu

Lapsi.al 16 January 2021
Zhvatën presidentin e Genoas: 56 vjet përjashtim nga sporti për 8

Hetuesia e Xhenovës lëshoi 8 masa përjashtimi nga manifestimet sportive, për një total prej 56 vjetësh, kundër tetë ultrasve nga Genova, të përfshirë në hetimin e 'Zonës së Lehtë' në lidhje me episodet e zhvatjes kundër kompanisë Genoa Cfc. Historia fillon më shumë se 10 vjet më parë: një përpjekje për zhvatje në dëm të presidentit Enrico Preziosi nga disa tifozë të Genova-s, të cilët zakonisht ndjekin ndeshjet në Gradinata Nord. Sipas asaj që u mësua nga rindërtimi i ngjarjes, grupi pretendohet se ka zhvatur para, por edhe përfitime të tjera nga presidenti i ekipit kuqeblù Enrico Preziosi në këmbim të një 'paqeje' të tifozerisë së organizuar.

Sot, në vijim të aktiviteteve hetimore të skuadrës së lëvizshme në operacionin 'Zona e Lehtë', që përfundoi në muajin tetor dhe që pa ekzekutimin e arrestimeve dhe denoncimet kundër 7 anëtarëve të një organizate që kryente krime, përvec ekzekutimit të masave pasurore për disa të interesuar, Hetuesia, me ndihmën e Divizionit Kundër Krimit - lëshoi, kundër 8 personave të përfshirë, masën e përjashtimit nga manifestimet sportive për një total prej 56 vjetësh.

Masat variojnë nga një minimum prej 4 deri në një maksimum prej 10 vjetësh. Më në fund, për 4 individë, përveç detyrimit të paraqitjes pasi janë dënuar përfundimisht për krime të tjera, është vendosur ndalimi i posedimit dhe përdorimit, për gjithë kohëzgjatjen e masës, mbajtja e armëve me kapacitet modest ofensiv, mjete në shitje të lirë të afta për të mjegulluar ambjentin, lëngje ose përzierje djegëse, produkte piroteknike, si dhe substanca të ndezshme dhe mjete të përshtatshme për shkaktimin e çlirimit të flakëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI