Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Liverpool e United nuk i bëjnë keq njëri tjetrit: në Anfield Klopp e Solskjaer ruajnë rekordet

Lapsi.al 17 January 2021
Liverpool e United nuk i bëjnë keq njëri tjetrit: në Anfield

Përplasja direkte për kreun e Premier League përfundoi 0-0: Liverpool e Manchester United nuk arrijnë të kalojnë njëri-tjetrin e kështu Red Devils dalin nga Anfield ende në vendin e parë. Një pjesë e parë e dominuar nga vendasit, edhe pse De Gea nuk impenjohet pothuaj asnjëherë; në fund është ndërkohë Alisson që shpëtoi dy herë Reds nga humbja.

Manchester United nuk humbte në kampionat në transfertë prej një viti, por në të njëjtën kohë Liverpool ishte i pamposhtur në shtëpi ndaj Djajve të Kuq për ekzaktësisht 5 vitet e fundit. Kështu, barazimi i mban të dy rekordet përkatëse të pandryshuara. Një rezultat përfundimtar që pak prisnin, por 0-0 në derbin e Anglisë pasqyron me besnikëri atë që u shfaq në fushë në Anfield.

Asgjë nuk ndodhi në 15 minutat e para të lojës; rasti i parë (steril) u ndërtua nga Robertson i cili, megjithatë, është autori i një të majte shumë mbi traversë. Më e rrezikshme, të paktën potencialisht, goditja e Firmino, që shfrytëzuar pasimin e Mané. Vendasit megjithatë, provuan të kenë më shumë më iniciativë, duke komanduar lojën. Monologu i njerëzve të Klopp rrezikoi të ndërpritej në minutën e 33-të, kur një goditje e lirë e Bruno Fernandes shkoi disa centimetra larg kryqëzimit të shtyllave.

Në fillim të pjesës së dytë Alexander Arnold goditi në hyrje të zonës por De Gea bllokoi lehtësisht. Solskjaer ndryshoi një Martial jashtë forme me Cavanin dhe Djajtë e Kuq ndërtuan mundësinë më të rëndësishme të ndeshjes në minutën e 75-të: Shaë depërtoi në të majtë, shërbeu prapa për Fernandes, por Alisson shpëtoi portën me këmbë. Pas pak, edhe De Gea impenjohet për herë të parë, sepse Thiago Alcantara ngroh dorezat e tij me një silurë nga 25 metra. Portieri i Liverpoolit përsëritet edhe në goditjen e fuqishme të Pogba nga një pozicion i favorshëm. Manchester mbetet në krye me 37 pikë, ndërsa Liverpool dështon të arrijë si vendin e parë ashtu edhe të parakalojë Leicesterin e vendit të dytë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI