Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Psg hap lojërat, Leonardo: "Messi në listën tonë të merkatos"

Lapsi.al 18 January 2021
Psg hap lojërat, Leonardo: "Messi në listën tonë

Konfirmimi i zërave që qarkullojnë tashmë prej muajsh në lidhje me interesimin e PSG për Lionel Messi ka ardhur nga drejtori i klubit parisien Leonardo. "Lojtarët e shkëlqyer si ai do të jenë gjithmonë në listën e PSG, por nuk është as koha për të folur për këtë, as për të ëndërruar - tha ai në një intervistë për France Football - Por ne jemi në tryezën e madhe të atyre që e ndjekin çështjen nga afër. Nuk jemi ulur ende por vendi ynë është i rezervuar. Katër muaj në futboll është një përjetësi, veçanërisht në këtë moment".

Argjentinasi nuk i ka zgjidhur ende dilemat e tij për të ardhmen, edhe pse lamtumira e tij nga Barcelonën në fund të kontratës në qershor duket e qartë. "Do të bëj atë që është më e mira për klubin dhe për mua, nuk kam dyshime, është dicka që më thotë zemra dhe mendja", tha Messi disa javë më parë. Megjithatë, ekziston një siguri: "Asnjëherë tek Real Madrid". E sigurt është që PSG do të përpiqet në çdo mënyrë të nënshkruajë me të, duke sfiduar konkurrencën e Guardiolas dhe Manchester City, i cili aktualisht është destinacioni më i akredituar.

Në intervistën për France Football, Leonardo foli gjithashtu për Neymar dhe Mbappé: "Shpresoj se janë të bindur që PSG është një vend i mirë në këtë moment për një lojtar ambicioz dhe të nivelit të lartë. Duhet vetëm të gjejmë një marrëveshje që plotëson dëshirat e nevojat e tyre dhe pritshmëritë e mjetet tona. Nuk duhet t'i lutemi atyre, ti themi "ju lutemi qëndroni". Kushdo që dëshiron të qëndrojë do të qëndrojë. Ne flasim rregullisht, kam ndjenja të mira për këto dy situata".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI