Flash

"Ende i kemi dhimbjet për rezultatet": Hallaçi e sheh psikologjik problemin e Kukësit

Lapsi.al 24 January 2021
"Ende i kemi dhimbjet për rezultatet": Hallaçi e sheh

"Skuadra ka bërë kilometra pafund dhe ka ndjerë lodhje. Kanë bërë gjëra të mira, kemi gjëra për të përmirësuar, po mundohemi të afrojmë disa lojtarë cilësorë. Duhet vazhdimësia, sepse është shumë e rëndësishme. Ende i kemi dhimbjet për rezultatet jo të mira". Hallaci mundohet ta shohë gotën gjysëm plot, ndonëse performanca e të tijve në ndeshjen kundër Bylis, ishte nën ton. Pak fantazi, këmbë të ngurta dhe mungesë kreativiteti. Nëse nuk do të ishte për Ibraimin e Eze, do të ishte folur për tjetër ndeshje: "Janë pika referimi. Dhe pjesa tjetër bën maksimumin, jam i kënaqur me Taipin. Bëri atë që i thashë. Dua të bëj një kompliment për Demirin, që po sakrifikon shumë për skuadrën, ka luajtur mbrojtës i majtë, i djathtë, në qendër".

Kuksiani kërkon të evitojnë njëherë e përgjithmonë krahasimin e me Gegën: "Fola me drejtuesit dhe i thashë jam gati për ta marrë skuadrën edhe pse është një barrë e madhe. Skuadra ka kualitet. Po punojmë shumë me analizat në detaje. Gega ka pasur një stil tjetër, unë kam një stil tjetër. Duhet kohë, nuk duhet të presim e shumë, por mendoj që do të jemi shumë shpejt aty ku duhet, unë kam mendimet e mia" sqaroi Hallaci.

E megjithatë mendja është tek merkato: "Mbrojtësi i djathtë ka ardhur, por nuk është në gjendjen më të mirë fizike, ka ardhur edhe një qendërmbrojtës, por duhet të rregullojë disa gjëra, për pjesën e dokumentacionit. Po kërkojmë një mesfushor qendre, edhe një sulmues do të na bëjë shumë punë”, përfundoi Hallaçi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI