Flash

Juventus rikuperon edhe De Ligt: mbrojtësi e kaloi Covid e është në dispozicion për Bolonjën

Lapsi.al 24 January 2021
Juventus rikuperon edhe De Ligt: mbrojtësi e kaloi Covid e është

Një lajm i mirë për Juventus dhe Andrea Pirlon në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Bolonjës. Mathijs De Ligt në fakt është shëruar nga Covid dhe është në dispozicion të trajnerit të Juventusit për ndeshjen kundër formacionit të Mihajlovic. "Matthijs de Ligt ka kryer, sipas protokollit, 2 kontrolle me prova molekulare (tampone) për Covid-19 me rezultate negative - lexohet në shënimin e klubit të Juventusit - Lojtari tashmë është shëruar dhe nuk i nënshtrohet më regjimit të izolimit e do të bashkohet me skuadrën në J|Hotel dhe do të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen me Bolonjën. "

De Ligt rezultoi pozitiv në 8 janar, dy ditë pasi qëndroi në fushë për 90 minuta në ndeshjen e San Siros kundër Milanit. Pas rikuperimit të Cuadrados nga Covid, i cili tashmë ishte kthyer që për ndeshjen e Superkupës ndaj Napolit, tani i vetmi pozitiv tek Juventus mbetet Alex Sandro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI