Flash

Disiplina nuk i fal frazat nënkuptuese të Conte: Inter pa trajner për dy ndeshjet e ardhshme

Lapsi.al 26 January 2021
Disiplina nuk i fal frazat nënkuptuese të Conte: Inter pa trajner

Gjykatësi sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea, ka vendosur dënimin e dy ndeshjeve efektive skualifikim për Antonio Conten, për frazat drejtuar arbitrit Maresca në fund të Udinese-Inter. Trajneri i zikaltërve gjithashtu u gjobit me njëzet mijë euro. Një ndeshje skualifikim, ndërkohë, për Lele Orialin.

Masa u vendos sepse ish-trajneri i Italisë "në minutën e 45 të pjesës së dytë, vazhdoi të protestonte ashpër, pas paralajmërimit, duke artikuluar me zë të lartë fraza mosrespektimi ndaj arbitrit, që vazhduan edhe pas masës së përjashtimit, përpara se të largohej nga fusha e lojës; gjithashtu për shkak se, në fund të ndeshjes, u përball vetë me gjyqtarin me një mënyrë kërcënuese, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, duke i ulëritur një shprehje të rëndë ofenduese".

Një ndeshje skualifikim dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh edhe për menaxherin e ekipit të Interit, Lele Oriali, i cili gjithashtu u përjashtua në fund të ndeshjes kundër Udineses. Oriali u skualifikua "sepse në fund të ndeshjes, ka përsëritur protestat edhe pas paralajmërimit, duke arritur tek gjyqtari në mes të fushës me tone të larta e fjalë të parespektueshme".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI