Flash

Pesë humbje në tetë ndeshje: Chelsea shkarkon Lampard e prenoton Tuchel

Lapsi.al 25 January 2021
Pesë humbje në tetë ndeshje: Chelsea shkarkon Lampard e prenoton
Me një postim në Twitter zyrtar, Chelsea njofton se Frank Lampard është shkarkuar nga detyra. Nuk i ka mjaftuar trajnerit-flamur të klubit londinez, kalimi në 1/8 e FA Cup pas 3-1 ndaj Luton. Abramovich nuk i ka pëlqyer aspak fakti që e sheh skuadrën e tij në vendin e nëntë në Premier League, 11 pas kryesuesve të Manchester United, dhe mbi të gjitha ecuria prej 5 humbjesh në 8 ndeshjet e fundit të kampionatit. Pasardhësi i tij tashmë është identifikuar: është Thomas Tuchel, i shkarkuar së fundmi nga PSG. Drejtuesit londinezë ishin protagonistë të merkatos më të kushtueshme të verës në futbollin kontinental. Lojtarë si Havertz, Werner, Thiago Silva, Chilwell dhe Ziyech kanë arritur në Stamford Bridge për një shpenzim vërtet të madh në një periudhë të vështirësive ekonomike si ajo aktuale. Abramovic, në të kaluarën e tij, ka shkarkuar trajnerë për shumë më pak...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI