Flash

De Laurentiis nuk duron më: hija e Benitez errëson mendimet e Gattusos

Lapsi.al 25 January 2021
De Laurentiis nuk duron më: hija e Benitez errëson mendimet e Gattusos

Firma për rinovimin e kontratës, i njoftuar prej disa kohësh, nuk ka ndërmend të vijë. Nga ana tjetër, ato që vijnë janë humbjet në Itali për Napolin e Gattusos. Që tani janë regjistruar 7, nëse përfshihet edhe ajo në Superkupën e Italisë. Shumë, me të vërtetë, për një ekip që ishte ndër kandidatët për titull dhe që ende nuk ka arritur ti japë rezultateve vazhdimësinë, duke u luhatur mes sukseseve të zhurmshme dhe dështimeve të bujshme.

Një situatë që, sot, vë në pikëpyetje pankinën e vetë Gattusos si dhe pozicionin e drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli. Aurelio de Laurentiis është një që të jep shumë mundësi për një shans të ri dhe për këtë arsye klima në Castel Volturno nuk është ajo më e qeta. Presidenti është i zemëruar dhe pasi justifikoi ekipin pas humbjes kundër Juventus, nuk është më i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë.

Edhe sepse fantazma e Rafa Benitez ka filluar të bëhet prezent. Spanjolli kohët e fundit ka lënë kinezët e Dalian dhe është zyrtarisht i lirë. Emri i tij është lidhur me Romën dhe veçanërisht me Celtic, por tek Napoli më shumë se një tifoz do ta përqafonte me kënaqësi përsëri. Përshtypja është se edhe disa lojtarë që kanë punuar me të më parë, nga Koulibaly te Insigne, duke kaluar përmes Mertens dhe Ghoulam, do të ishin të lumtur për kthimin e tij nën Vezuv pas përvojës 2013-2015 e cila rezultoi me një Super Kupë Italiane dhe një Kupa e Italisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI