Flash

Rrëzohet një tjetër avion me skuadrën në bord: humbin jetën 4 futbollistë e presidenti i klubit

Lapsi.al 24 January 2021
Rrëzohet një tjetër avion me skuadrën në bord: humbin
Një tjetër tragjedi ajrore për futbollin brazilian, pas asaj që goditi ekipin e Chapecoense më 28 nëntor 2016, gjatë rrugës për në Kolumbi, për finalen e Copa Sudamericana. Këtë mëngjes rreth orës 8.15, në aeroportin privat të Luzimangues, Porto Nacional (60 kilometra në jug të Palmas, kryeqyteti i shtetit të Tocantins), një aeroplan që transportonte Palmas Futebol e Regatas, një formacion i Serisë D, pësoi dëmtime gjatë ngritjes duke u rrëzuar në një pyll në fund të pistës: katër lojtarë humbën jetën, ashtu si presidenti i klubit dhe piloti i avionit. Mjeti duhet të shkonte në Goiânia për ndeshjen me Vila Nova për Copa Verde, e planifikuar të hënën. Në bord ishin futbollistët Lucas Praxedes (23 vjeç), Guilherme Noé (28), Ranule (27) dhe Marcus Molinari (23), presidenti Lucas Meira (32) dhe piloti, të identifikuar si "Komandant Wagner". "Me trishtim të thellë morëm lajmin e rrëzimit të avionit me lojtarët dhe presidentin e Palmas në bord - është postimi ngushëllues i Chapecoense - Fatkeqësisht ne e dimë se si është ky moment i dhimbjes së pakalueshme për humbjet e pariparueshme dhe do të donim që askush të mos i provonte. Shprehim ndjenjën e forcës dhe solidaritetin tonë të plotë me familjen, miqtë, shokët e skuadrës dhe tifozët. Ju nuk do të jeni vetëm ".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI