Flash

Trajneri e hoqi nga Atalanta, Gomez fjalë dashurie: "Bergamo në zemër. Dua shumë edhe Gasperinin"

Lapsi.al 26 January 2021
Trajneri e hoqi nga Atalanta, Gomez fjalë dashurie: "Bergamo në

"Jam i trishtuar dhe gjithashtu i lumtur. Do të bëja gjithçka që bëra që nga dita e parë në Bergamo, kemi bërë historinë e këtij klubi që tani është në majën e Evropës". Këto janë fjalët e lamtumirës nga Atalanta të Papu Gomez para se të nisej për në Sevilje me një fluturim privat. "Do të më mungojnë shumë tifozët - vazhdoi ai - Bergamo është në zemrën time, është qyteti im. Do rishihemi së shpejti, me siguri. Unë kam biseduar tashmë me Percassi dhe ata e dinë se çfarë mendoj. Unë i dua të gjithë Sigurisht, edhe Gasperinin".

Pasi ka kontribuar për të sjellë Atalantën lart si në Itali ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Gomez rinis nga Liga spanjolle dhe transferohet tek Sevilla, e cila do t'i paguajë klubit bergamask 7.5 milion euro mes pjesës fikse dhe bonuseve.

Për lojtarin, kontratë deri në vitin 2024 me 3 milion euro në sezon. Papu i thotë lamtumirë ekipit zikaltër pas më shumë se gjashtë vitesh, me 252 paraqitje dhe 59 gola. "Të largohem nga ky vend pas kaq shumë vitesh, nga ky qytet ... janë ndjesi të çuditshme".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI