Flash

"Au revoir" Barcelona: Messi e familja e tij studiojnë frengjishten

Lapsi.al 27 January 2021
"Au revoir" Barcelona: Messi e familja e tij studiojnë

2021 ka të ngjarë të bëhet viti i divorcit mes Lionel Messi dhe Barcelonës. Pas tensioneve të verës së kaluar, Pleshti nuk është shprehur ende për të ardhmen e tij, por të dhënat e javëve të fundit e cojnë gjithnjë e më tepër pranë destinacionit Paris. Drejtori i PSG, Leonardo pranoi se po e ndjek nga afër zhvillimin e çështjes Messi dhe borxhet e Barcelonës, që nuk lejojnë rinovimin e kontratës sipas kërkesave të argjentinasit, mund të bëjë pjesën tjetër. E reja e fundit që vjen nga Franca është se Messi dhe familja e tij kanë filluar studimin e frëngjishtes.

Zbulimi i Canal +, që është marrë më pas nga media të ndryshme nëpër Evropë, mbështet hipotezën e një transferimi në aksin Barcelona-Paris të Lionel Messi, duke iu shtuar kështu zërave pas zgjedhjes së PSG për t'i besuar stolin argjentinasit Mauricio Pochettino. Duke pasur parasysh sjelljen e verës së kaluar dhe me borxhet e Barcelonës që tejkalojnë një miliard euro në total, duke e detyruar kompaninë të mbetet pothuajse e palëvizshme në merkato, Messi duket i gatshëm t'i thotë "au revoir" shoqërisë që e rriti dhe ku ai kontribuoi për të bërë historinë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI