Flash

Strakoshës i shkon gjithcka keq: rrezikon operacionin në gju

Lapsi.al 28 January 2021
Strakoshës i shkon gjithcka keq: rrezikon operacionin në gju

Nuk ka paqe për Thomas Strakoshën e për Lazion. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i rëndë i Luiz Felipe, që tashmë ka filluar rehabilitimin në Monaco dhe vështirë se do të jetë në gjendje të kthehet para fundit të kampionatit, por tani edhe Strakosha përfundon jashtë disponibilitetit dhe - sipas asaj që mësohet - rrezikon që të operohet në gju. Deri më tani problemet e portierit ishin lidhur së pari me Covid, pastaj me një tërheqje të lehtë muskulare e zemërimin e tij për faktin se u bë në fakt (pas Reina) i dyti. Por tani problemi po bëhet serioz.

Edhe sepse Lazio kishte menduar (për shkak të skadimit të kontratës në 2022, pa vullnetin për ta rinovuar) për ta shitur portierin e kombëtares shqiptare: nëse ishte më parë e vështirë, tani bëhet praktikisht e pamundur në janar. Në të vërtetë, Tare rrezikon që të gjurmojë një tjetër portier, përjashto rastin nëse Inzaghi vendos të kalojë pjesën më të madhe të kohës me Reinën të parin dhe pas tij vetëm Alia dhe Furlanetto. Gjuri i Strakoshës është gjithnjë e më i fryrë. I kishte ndodhur edhe Leivas për të njëjtën arsye, kështu që portieri shqiptar po mendon t’i nënshtrohet një operacioni. Për momentin mbetet e fundit e hipotezave, sipas stafit mjekësor, por çështja e tij po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI