Flash

"Deri sa të kërkojë falje": Dzeko donte të stërvitej, Fonseca e ndaloi

Lapsi.al 28 January 2021
"Deri sa të kërkojë falje": Dzeko donte të

Polemika Fonseca-Dzeko pasurohet me një kapitull të ri. Sot sulmuesi boshnjak ka vazhduar të punojë individualisht, zyrtarisht për shkak të një dhimbje në fleksor që e kishte ndaluar atë ditët e fundit. Këtë pasdite, megjithatë, lojtari i kishte komunikuar stafit mjekësor të klubit se ndihej më mirë duke u kërkuar atyre që të përpiqeshin ta sforconin duke u kthyer të stërvitej në grup.

Kërkesës së qendërsulmuesit kryesor të skuadrës, që cdo trajner do ta kishte aprovuar me dëshirën për ta patur në skuadër, i është kundërvënë vetë Fonseca. Portugezi ka preferuar që Dzeko të vazhdonte të stërvitej veçmas, duke nxitur pakënaqësinë tek lojtari i cili, megjithatë, nuk e kundërshtoi vendimin e menaxherit.

Në bazë të gjithë situatës, megjithatë, mbetet një thyerje pothuajse e pariparueshme midis dy protagonistëve, që shpërtheu pas eleminimit në Kupën e Italisë dhe duket se derisa të ketë një hap prapa të numrit nëntë verdhekuq, me një falje ndaj trajnerit, atëherë portugezi do të vazhdojë ta bëjë të stërvitet individualisht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI