Flash

Buffon drejt sezonit të 20 me Juventus: në shënjestër rekordi i lacialit Ballotta

Lapsi.al 27 January 2021
Buffon drejt sezonit të 20 me Juventus: në shënjestër

Gianluigi Buffon do të kërkojë të dojë bardhezinjtë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, një ditë përpara se të mbushë 43 vjec. Veterani i Juventus është gati të festojë duke përjetuar edhe një tjetër mbrëmje si protagonist në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Kundër Spal do të jetë ai që do të mbrojë portën e Juventusit, duke arritur prezencën e shtatë të sezonit dhe duke u bërë portieri i dytë italian për jetëgjatësinë në fushë. Para tij vetëm Ballotta (titullar në moshën 44 vjec, 1 muaj dhe 8 ditë në Genoa-Lazio), por rekordi i ish-portierit të Lazios është në dyshim sepse Buffon nuk duket i gatshëm të thotë mjaft dhe në horizont ka një rinovim të kontratës për një sezon tjetër.

I ardhur tek Juventus në 2001, Buffon (për të cilin ky është viti i 27-të gjithmonë në një nivel të lartë) ende ndihet shumë mirë për të varur dorezat e tij dhe është një pikë shumë e rëndësishme referimi për dhomat e zhveshjes së skuadrës së Andrea Pirlos, prandaj, sipas La Gazzetta dello Sport, ai është gati të zgjatsë kontratën me Juven për dymbëdhjetë muaj të tjerë, siç ndodhi pranverën e kaluar. Edhe për shkak se ka një rekord të rëndësishëm në mes: Buffon mund të bëhet lojtari më i vjetër që luan një ndeshje të Serisë A.

Fjala e fundit do t'i mbetet vetëm atij, i lidhur me Andrea Agnelli nga një miqësi e thellë, e Buffon duket se ka të gjitha synimet për të vazhduar përpara. Në fund të sezonit palët do të takohen dhe, nëse gjërat janë ende kështu, do të nënshkruajnë, për sezonin e njëzetë tek Juventus, kontratën e portierit më të mirë italian të historisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI