Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Real Madrid 'përgjon' vështirësitë financiare të Inter: gati oferta për Lukakun

Lapsi.al 7 February 2021
Real Madrid 'përgjon' vështirësitë financiare

Romelu Lukaku është objektivi kryesor i Real Madrid për merkaton e verës: sipas asaj që bën të ditur todofichajes.com, Blancos janë gati ti ofrojnë Inter më shumë se 100 milionë euro për belgun, i sponsorizuar edhe nga bashkëkombasi Eden Hazard.

Romelu është duke zhvilluar një kampionat ekzemplar në San Siro dhe kjo gjë nuk mund të mos vërehej nga merengues që janë në kërkim të një lojtari për të marrë peshën e skuadrës përsipër e për të zëvendësuar në Madrid Benzema. Numri 9 zikaltër duket se ka kaluar në preferenca Haaland, ndoshta për eksperiencen që ka belgu, por edhe për motive financiare.

Momenti që po kalon shoqëria zikaltër mund të jetë një shans i mirë për Real të ndërhyjë për të marrë Lukakun. Vështirësitë financiare dhe tratativat për shitjen e shoqërisë mund ta detyrojnë Inter ta mendojë transferimin e lojtarit, që në kushte të tjera nuk do ta kishte marrë kurrë parasysh. Nga ana tjetër Blancos janë duke shtyrë përpara një sezon delikat dhe, sido të jetë përfundimi, revolucioni në organikë është i pashmangshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI