Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

"Ai zezaku" në rumanisht nuk është shprehje raciste: UEFA shprehet për atë që ndodhi në Psg-Basaksehir

Lapsi.al 11 February 2021
"Ai zezaku" në rumanisht nuk është shprehje raciste:

Arbitri i katërt, rumuni Sebastian Coltescu, që ishte në qendër të çështjes që transformoi Psg-Basaksehir në Champions në një ndeshje simbolike, nuk përdori shprehje raciste. Kjo është ajo që ka vendosur Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i Uefa, që ka zbuluar se fjalët e përdorura nuk ishin të një natyre raciste. Prandaj ndaj tij nuk do të ketë asnjë veprim disiplinor. Sipas provave të disponueshme video dhe audio u vërtetua se Coltescu dhe arbitri i linjës Sovre përdorën shprehjen rumune "ai zezaku" për të identifikuar trajnerin e dytë të Basaksehir, Achille Webo. Fjalë që në rumanisht nuk kanë kuptim negativ.

Sidoqoftë, hetimi nuk ndalet dhe do të vazhdojë për atë që quhet "foul language", gjuhë e papërshtatshme. Në çdo rast, Coltescu nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje evropiane, sepse nuk është më ndërkombëtar që nga dhjetori i vitit 2020.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI