Flash

"Shikoni këtë, ai do të jetë 90 vjeç": Mihajlovic tall tifozët që sfiduan të ftohtin, Bolonja kërkon ndjesë

Lapsi.al 14 February 2021
"Shikoni këtë, ai do të jetë 90 vjeç":

Bologna, përmes një komunikate zyrtare, i ka kërkuar falje tifozëve për videon e xhiruar dje brenda autobusit të ekipit, para ndeshjes kundër Beneventos, ku trajneri Sinisa Mihajlovic kishte komentuar me ironi disa nga mbështetësit e mbledhur para stadiumit për ti dhënë suportin skuadrës me koret dhe pankartat e tyre. "Shikoni këtë, ai do të jetë 90 vjeç" dhe "Ai paska bërë tatuazh gjithë fytyrën", janë disa nga talljet e bëra nga Mihajloviç, që për disa tifozë konsiderohen me mungesë të theksuar respekti.

"Na vjen shumë keq që disa fjali të përfshira në një video të xhiruar në autobus dhe jo të destinuara për botim, të thënë me shaka dhe pa ndonjë qëllim fyes, gjithashtu për të lehtësuar tensionin e para-ndeshjes, kanë ngjallur pakënaqësinë e shumë tifozëve", shkruan klubi. "Prandaj, ne do të dëshironim të përsërisim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që sfiduan të ftohtin dhe borën dhe erdhën të brohorisnin ekipin pa qenë në gjendje të merrnin pjesë në ndeshje".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI